Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Myfarete Laze nuk mban dot lotët: Nuk e imagjinoj dot, më dhëmb shumë ikja e tij!

6 Janar 2021, 14:51 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Myfarete Laze nuk mban dot lotët: Nuk e

SHKODËR– Këngëtarja Myfarete Laze ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani.

Mes lotësh në një komunikim me News24, këngëtarja u shpreh se nuk e besonte dot humbjen e tij, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.

Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”,- thotë ajo mes lotësh.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet myfarete laze reagon per vdekjen e kujtim prodanit nderron jete kujtim prodani myfarete laze reagon per vdekjen e kujtim prodanit nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll