Aktualitet

Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe për 2 javë ‘ora policore’ pas 22:00, universitetet sërish online. F

6 Janar 2021, 11:42 Nga DOSJA
Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe për 2 javë

TIRANË– Masat shtrënguese anti-COVID do të vijojnë që të qëndrojnë në fuqi edhe për të paktën dy javë të tjera. Në një konferencë për shtyp, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë me dije se do të hyjë në fuqi ora policore nga 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Po ashtu, Rakacolli ka shtuar se për 2 javë të tjera universitetet do të vijojnë që të jenë në platformën online, duke shtuar se edhe fluturimet me Anglinë do të jenë të pezulluara deri më 18 janar. Edhe pse ka një rënie të lehtë të rasteve të të infektuarve, problematikë në vendin tonë duket se është ende transmetueshmëria e lartë e pandemisë dhe rritja e infektimeve tek moshat e reja.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, përgjatë dy javëve të fundit, qarqet më të prekura janë ato të Gjirokastrës, Lezhës dhe Tiranës. Sa i përket mutacionit anglez të koronavirusit, zv.ministrja theksoi se deri më tani nuk ishte pikasur asnjë rast i tillë në Shqipëri, megjithatë infektimet e reja po studiohen me kujdes.

Rakacolli gjithashtu shtoi se vaksinimi do të nisë në javën e tretë të janarit dhe nga injektimi nuk do të përjashtohen as bluzat e bardha që e kanë kaluar pandeminë e koronavirusit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik 6 janar 2021 mira rakacolli albana fico komiteti teknik 6 janar 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll