Aktualitet

‘Mbante armën poshtë mjekrës’/ Motra e vogël e Kristinës dhe Zhanetës zbulon çfarë ndodhi brenda banesës: Përparim

6 Janar 2021, 11:30 Nga DOSJA
‘Mbante armën poshtë mjekrës’/ Motra e vogël e

TIRANË– Motra e vogël e dy viktimave, Kristinës dhe Zhanetës, Anxhela ka dhënë dëshminë e saj të parë për emisionin ‘Me Zemer të hapur’ aty ku ka pranuar se ka qënë prezente në momentin kur ka ndodhur krimi. Në momentin kur Përparimi është futur në banesë, Anxhela ka rrëfyer se ndodhej në dhomë me djalin e viktimës. Madje ajo ka zbuluar se Përparimi fliste me vete duke thënë: Pse më hëngre pas shpine? Pse më ikën këto vite kot?

Motra e vogël e dy viktimave rrëfeu dhe momentin kur pa 50-vjeçarin në tentativë e sipër për të qëlluar veten. Anxhela rrëfeu se plumbi rrëshkiti në tavan duke mos përfunduar atë që nisi.

Ka ndodhur brenda pak minutash ka ndodhur para syve të mi. Mesa dëgjova ka rënë zilja u fol dicka e shkurtër i ka thënë të sqarohemi dhe nuk kanë pranuar. Kam parë te vrima e çelësit, kam qënë une dhe nipi im, ai po mbante armën poshtë mjekrës, i thoshte pse më ikën këto tre vite pse më hëngre pas shpine. Pas 5 minutash kanë qënë motrat e mia të shtrira, plumbi ka rrëshiktur në tavan, dhe nuk mundi të vriste veten, la armën dhe iku nga vendi i ngjarjes.’

Më tej Anxhela ka rrëfyer se ajo është rritur në fshatin SOS e se kishte pak kohë që ishte njohur me motrat e mëdha. Ajo i mohon të githa akuzat që janë ngritur për prostitucion.

Unë motrat e mia kam shumë pak kohë që i kam njohur. Jam rritur në fshatin SOS për gati 9 ose 10 vjet. Pastaj në vit të parë i kam njohur, unë këtu kam njohur Kriston nga motrat e mia. Kanë qënë shumë të mira në fillim, më pas nga data 25 filluan konfliktet u ftohën me Përparimin, i futën bllok. Unë kam 3 vite me Kriston dhe do më vinin në vesh fjalët për prostiucionin. Nuk di që ishin në kërcënim të dikujt, as për prostitucion. Ato flisnin me Bashkimin por nuk i tregonin se çfarë ndodhte. Kanë pasur raport te mire por nuk i kanë treguar ngjarje trafikimi apo prostitucioni. Nuk e di pse ka bërë këto deklarata Bashkimi, por mendoj se ai kërkon një pjesë të shtëpisë mendoj se do një pjesë të shtëpisë. Në këto biseda ka gjëra të përditshme nuk është se flisnin dicka.

Pse Bashkimi pretendon se ka pjesë në banesë?

Nuk e di, ai mendon se kanë shitur bebe, ndoshta është dicka që ai kështu e mendon nuk kam koment se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Pse mendon se Bashkimi nuk përballet me ty?

Mendoj se ato nuk janë të vërteta. Unë kam marrë vesh ditët e fundit që Zhaneta kishte filluar një lidhje me punën e saj ku punonte dhe kjo ka shkaktuar acarime. Motrat e mia në fillim kanë qënë kundër lidhjes time me Kriston dhe babai i tij, më pas këmbëngulën. Ato e njohin Kriston madje më shumë se unë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përparim ademi zhaneta metani përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll