Aktualitet

‘I pranova motrat, ishin të mira’/ Bashkëshortja e Përparim Ademit tregon takimin e fundit mes familjeve: U takuan me dat

6 Janar 2021, 11:23 Nga DOSJA
‘I pranova motrat, ishin të mira’/ Bashkëshortja e

TIRANË– Bashkëshortja e Përparim Telos, Vjollca ka mohuar të gjitha akuzat për prostitucion që janë ngritur së fundmi nga vëllai i dy motrave. Gruaja e 50-vjeçarit që vrau me armë zjarri dy motrat me të cilat kishte lidhje intime është shprehur për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ se ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me motrat e sidomos me Kristinën me të cilën ka punuar dhe si sanitare.

Ndërsa nëse Anxhelo është djali i Përparimit ose jo, Vjollca kërkoi që të bëhet testi i ADN-së për të mësuar të vërtetën. Pavarësisht kësaj ajo shton se vetë Përparimi e ka njohur si djalin e tij.

‘E pranova Kristinen se ishte e mire. Une me Kristinen kam punuar te Sheratoni te nje club si sanitare. Vishim dilshim bashke, pastaj iku ne Greqi u martua me një grek. Pastaj vinte këtu Zhaneta. Dy motrat rrini  bashkë, Zhaneta u rrit nga Vera. Pastaj u pamë, nuk e di. Kishte lidhje dhe me Zhanetën. ADN e tregon këtë, nëse është djali i Përparimit por ai thoshte është cuni im. Po Përparimi e ka njohur si djalin e tij. Ai vinte nga shkolla këtu e mbanim deri në orën 4. Më asnjë mënyrë, nuk kam dëjuar asgjë për prostitucion, i hedh të gjitha poshtë. Se di, nga xhelozia mendoj se ka ndodhur, ashtu kam dëgjuar.‘ – u shpreh bashkwshortja e 50-vjeçarit.

Më pas ajo zbuloi se me datën 28 kanë qënë të gjithë duke festuar në shtëpinë e dy motrave përveç saj. Vjollca tregoi se gjatë darkës kanë konsumuar ushqim të gjithë bashkë së bashku me motrën e vogël të dy motrave.

‘Unë nuk kam qënë, ka qënë cuni se cunin tim e ka pagëzu Kristina. Me datë 28 shkuan për qejf, po hanin po pishin, cunin tim e donin shumë. Ka qënë dhe motra e Verës dhe e Zhanetës.’-deklaroi bashkëshortja e Përparimit.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perparim tela vjollca telo perparim tela vjollca telo

Sondazh

Poll