Aktualitet

Arrestohet në Kavajë 55-vjeçari i kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë seksuale (Emri)

6 Janar 2021, 10:53 Nga DOSJA
Arrestohet në Kavajë 55-vjeçari i kërkuar nga Italia

KAVAJË– Policia e Kavajës ka arrestuar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua 55-vjeçari në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, banues në Rrogozhinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xheladin deda xheladin deda arrestohet xheladin deda xheladin deda

Sondazh

Poll