Bota

6 Janar 2021, 07:20 Nga DOSJA

KOSOVË- 13 persona janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK)  plagët që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Ferizajt për shkak të një bombule gazi. Anesteziologu Shaqir Uka ka treguar gjendjen shëndetësore të tyre, duke bërë me dije se 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore se të tjerët.

Në një deklaratë për mediat e Kosovës, ai ka thënë se pjesa më e madhe e tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirugjikale plastike, ndërsa ata në gjendje më të rëndë janë shtruar në trajtim intensiv. Një mundësi që po shqyrtohet është se disa prej pacientëve mund të dërgohen për kurim në Turqi, pasi spitali nuk i ka kushtet për trajtimin e tyre.

Ndërkohë, ka prej atyre që i kanë shpëtuar lëndimit. Leonora Beka është një prej personave që nuk është lënduar gjatë shpërthimit. Në një rrëfim për mediat ajo ka rrëfyer se ka të plagosur familjen e saj, babain, vëllain, mbesën e saj 5 vjeç dhe nusen e vëllait, e cila është shtatzëne në muajin e tetë. Ndërsa vetë ka shpëtuar, pasi në momentin e shpërthimit ka qenë në tualet.

Ditën e djeshme në restorantin “Steakhouese” në Ferizaj ka ndodhur shpërthimi i një bombole gaze. Si pasojë e shpërthimit 44 persona janë plagosur. Të gjithë të plagosurit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit ku ndodhi shpërthimi dhe ndodheshin brenda tij në ato momente. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove shperthimi ne kosove kosove shperthimi ne kosove

Sondazh

Poll