Bota

Belgjika do të marrë vetëm gjysmën e dozave të vaksinës Pfizer të planifikuara për në Janar

5 Janar 2021, 21:48 Nga DOSJA
Belgjika do të marrë vetëm gjysmën e dozave të

BELGJIKË–  vetëm gjysma e dozave të porositura nga shteti belg nga prodhuesit e barnave amerikane të vaksinës Pfizer për në Janar pritet të vijnë, kjo për shkak të një vështirësie logjistike që ndodhi muajin e kaluar, raporton The Guardian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Yves Van Laethem tha se një çështje logjistike në gjysmën e dytë të Dhjetorit parandaloi shpërndarjen e vaksinave siç ishte planifikuar në strategjinë belge të vaksinimit, pa detajuar problemin.

“Kompania Pfizer, e cila na furnizon, do të jetë në gjendje të furnizojë vetëm gjysmën e dozave të planifikuara për muajin Janar dhe kështu do kalojmë nga 600,000 doza në pak më shumë se 300,000 doza”,- tha Van Laethem.

Belgjika filloi të Martën për të vaksinuar banorët në shtëpitë e pleqve në të gjithë vendin së bashku me stafin shëndetësor atje, pas vaksinimit të 700 personave të parë në katër shtëpi pleqsh.

Vendi me 11 milion banorë ka vuajtur një nga nivelet më të larta të vdekjes në Evropë për frymë nga pandemia, me 60% të vdekjeve të ndodhura në shtëpitë e pleqve.

Kjo fazë e parë e vaksinimit do të vazhdojë siç është planifikuar me dy doza që injektohen.

“U vendos që të vazhdohej një vaksinim i plotë me dy doza në njerëzit më të brishtë, të goditur më rëndë nga sëmundja,”- tha Van Laethem.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota miratohet vaksina ne evrope miratohet vaksina ne evrope

Sondazh

Poll