Bota

Ministri i Jashtëm Evropian Borrell i bën thirrje Bosnjes: Mbani përgjegjësi për emigrantët, është një kusht!

6 Janar 2021, 07:01 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm Evropian Borrell i bën thirrje Bosnjes: Mbani

BRUKSEL-Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell ka bërë thirrje qeverisë së Bosnje- Hercegovinës që të marri përgjegjësitë e saj, duke siguruar strehim për emigrantët e mbetur të pastrehë pas zjarrit në kampin Lipa.

Në një deklaratë për mediat, Borrell ka thënë se ky është një kusht për një vend aspirues për integrimin në BE.

Kriza serioze humanitare aktuale është kryesisht për shkak të mosfunksionimeve në qeverisjen e këtij vendi. Ne duhet të sigurojmë që emigrantët, të cilët kërkojnë azil në BE, të marrin trajtim të denjë dhe të jetojnë në kushte humane gjatë procesit të azilit. Kjo është një kërkesë kudo në BE dhe në vendet partnere”, ka thënë ai.

Në 23 dhjetor një zjarr shkatërroi kampin Lipa afër qytetit Bihac, në Bosnjën veri-perëndimore, si pasojë 1 000 emigrantë kanë mbetur të pastrehë pranë kufirit me Kroacinë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantet ne bosnje-hercegovine josep borrell emigrantet ne bosnje-hercegovine josep borrell

Sondazh

Poll