Bota

BOOMERANG/ Buzhala: Vjosa Osmani do përfundojë kukull në duart e Albin Kurtit, kur ai ta lëshojë nga dora, vetëm thërrmij

5 Janar 2021, 21:27 Nga DOSJA
BOOMERANG/ Buzhala: Vjosa Osmani do përfundojë kukull në duart e

TIRANË– Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se referuar situatës në Kosovë, Vjosa Osmani do të përfundojë një kukull në duart e Albin Kurtit.

I ftuar në “Open”, Buzhala tha se Kurti nuk do të pranojë ta përziejë partinë e tij me lëvizjen e Osmanit, por që këtë të fundit, mund ta pranojë në radhët e tij.

Buzhala shtoi se akuzat e Osmanit të ngritura ë herët për Kurtin që e ka cilësuar një kukull të Veliut dhe Mustafës po i kthehen mbrapsht ‘Boomerang’ duke e bërë atë vetë kukulltë Kurtit.

“Albin Kurti s’besoj që do e pranojë një parti të Vjosa Osmanit. Vjosa Osmanit, të gjitha akuzat që ia ka bërë VV kur ishte në LDK që thoshin së është kukulla e Agim Veliut dhe isa Mustafës, deri diku kishin të drejtë, kur se tani kjo do përfundojë në kukull të Albin Kurti.

Kurti është mjeshtri më i madh i politikës për përdorimin e figurave si Shpend Ahmeti dhe Vjosa Osmani dhe të tjerët që në një moment të caktuar arrijnë piedestalin.

Si rasti i Shpend Ahmetit që në momentin që Albin Kurti të lëshon nga dora vetëm thërrmijat të mbesin. Vjosa Osmani do ketë fatin e Shpend ahmetit në politikë,”– tha Buzhala.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti berat buzhala vjosa osmani albin kurti berat buzhala vjosa osmani

Sondazh

Poll