Bota

OBSH i del kundër Anglisë: Dy dozat e vaksinës duhet të jepen mes 21-28 ditëve

5 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
OBSH i del kundër Anglisë: Dy dozat e vaksinës duhet të

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dalë kundër Britanisë së Madhe në lidhje me vaksinimin e popullsisë. Kryetari i Grupit Strategjik Këshillor të OBSH-së, Alejandro Cravioto në një deklaratë për mediat tha se dy dozat e vaksinës anti-Covid të Pfizer/BioNTech  duhet që të jepen në një afat kohor 21-28 ditë larg njëra-tjetrës. Ai ka thënë se pas një diskutimi të gjatë kanë dalë në përfundimin se dozat midis injektimeve nuk mund të vonohen më tepër.

“Ne diskutuam dhe dolëm me rekomandimin e mëposhtëm: dy doza të kësaj vaksine (Pfizer) brenda 21-28 ditësh. SAGE bëri një parashikim për vendet në rrethana të jashtëzakonshme të kufizimeve të furnizimit me vaksinë (Pfizer) për të vonuar administrimin e dozës së dytë për disa javë në mënyrë që të maksimizojë numrin e individëve që përfitojnë nga një dozë e parë. Unë mendoj se duhet të jemi paksa të hapur ndaj këtyre llojeve të vendimeve që vendet marrin në përputhje me situatat e tyre epidemiologjike,“tha Alejandro Cravioto.

Kjo deklaratë nga OBSH ka ardhur pas disa spekullimeve që dolën në lidhje me vonimin e injektimeve të dozës së dytë të vaksinës. Disa shtete në botë kanë thënë se do të shtyjnë injektimin e dozës së dytë të vaksinave me 6 javë në mnyrë që më shumë njerëz në rrezik të injektohen me një dozë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alejandro cravioto vaksinat anti-covid alejandro cravioto vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll