Bota

Historike, Kosova për herë të parë në Golden Globes me “Exil” të Visar Morinës

5 Janar 2021, 21:28 Nga DOSJA
Historike, Kosova për herë të parë në Golden Globes me

SHBA– Për herë të parë në historinë e Kosovës, një film do të jetë pjesë e një konkursi të rëndësishëm. Filmi “Exil” me regji të Visar Morinës do të jetë pjesë e edicionit të 78-të të “Golden Globes” dhe do të konkurrojë në kategorinë e filmave të huaj.

Exil është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferri, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të ngordhur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar nga rutina e tij e ashpër në punë, Xhaferri mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte një gjë të tillë.

“Për sa i përket Xhaferit, personazhit të filmit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë”, -është shprehur regjisori.

Në këtë film luajnë aktor të njohur si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Kujtojmë që vitin që lamë pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për të fituar më vonë ‘Zemrën e Sarajevës’, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kosova ne golden globe kosova ne golden globe

Sondazh

Poll