Bota

Covid: Zero raste në arkipelagun Palau, ndër të parët që vaksinohen totalisht

5 Janar 2021, 21:04 Nga DOSJA
Covid: Zero raste në arkipelagun Palau, ndër të parët

PALAU- Arkipelagu i Palau, në Oqeanin Paqësor, është një nga vendet e pakta në Tokë të kursyera nga Covid-19 dhe aspiron të bëhet një nga vendet e para me mbulim të plotë të vaksinimit kundër virusit, sipas CNN.

Republika e Palau, me rreth 18,000 banorë, mori të Shtunën dërgesën e parë të vaksinës të zhvilluar nga kompania farmaceutike e SHBA, Moderna. Vaksinimet filluan të nesërmen, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Twitter. Ngarkesa përfshin 2,800 doza të vaksinës që do të administrohen në dy faza, me ndarje 28 ditore. Të parët që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët shëndetësorë, zyrtarë dhe grupe të konsideruara të prekshme, sipas ministrisë.

Deri më sot, Palau nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm të Covid 19 apo vdekje në lidhje me virusin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Janar, kur virusi filloi të përhapet në Azi dhe Paqësor, Palau ishte ndër të parët që zbatoi kontrolle më të rrepta kufitare: kufijtë u mbyllën në Mars dhe testet e qytetarëve filluan në Prill.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota palau i vetmi pa rast palau i vetmi pa rast

Sondazh

Poll