Bota

Shpërthimi në Ferizaj/ Kurti kritikon qeverinë: Këto ngjarje janë të shmangshme 

5 Janar 2021, 21:08 Nga DOSJA
Shpërthimi në Ferizaj/ Kurti kritikon qeverinë: Këto ngjarje

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi ditën e sotme në Ferizaj. Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar edhe shpërthimin që ndodhi një javë më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku mbetën të lënduar 12 persona.

Ai ka akuzuar qeverinë aktuale në Kosovë ku ka shkruar se këto shpërthime mund të ishin shmangur nëse qeveria do të mbikqyrëte restorantet për probleme të tilla. Më tej ai i ka uruar të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më parë te familjet e tyre.

Postim i plotë:

“Një javë pas shpërthimit të bombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një lagjeje private ku mbetën 12 të lënduar, sot morëm lajmin tragjik për shpërthimin e një bombole të ngjashme në Ferizaj, prej ku 15 u dërguan për trajtim në QKUK, kurse tre të tjerë në kujdes intensiv. Uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë e të kthehen te familjarët e tyre me të cilët bashkëndjej në këto momente. Dy shpërthime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dhe qendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve. Këso ngjarje tragjike që janë të shmangshme nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi e nuk do të duhej të ndodhnin. Shteti është mbikëqyrje e mirë”, shkroi ai.

Nga ky shpërthim u plagosën 44 persona, klientë dhe punonjës të restorantit. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë ende nuk dihet se përse shpëtheu bombola e gazit në këtë biznes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti shperthim ne kosove albin kurti shperthim ne kosove

Sondazh

Poll