Bota

‘Shpërthen’ Berat Buzhala: Albin Kurti flet sikur drejton 100 mln banorë me 50 koka, promovon veten dhe favorizon

5 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
‘Shpërthen’ Berat Buzhala: Albin Kurti flet sikur drejton 100

TIRANË– Gazetari Berat Buzhala ka shpërthyer ashpër kundër Albin Kurtit, liderit të VeteVendosjes.

I ftuar në “Open”, Buzhala tha se Kurti është një person që e mban veten ‘me të madh’, e promovon veten e tij kudo dhe sillet sikur drejton 100 milionë banorë e jo sikur të ishte në garë për Kosovën.

Gazetari shtoi më tej se kreu i VV-së tregon një mospërfillje për mediat kritike dhe se ‘viktimë të parë’ ka bërë Baton Haxhiun. Sipas Buzhalës, Kurti favorizon mediat e oligarkëve

“Ai sillet me të madh, sikur të jetë në krye të 100 milionë banorëve e të drejtojë 50 koka…Nuk shkon Kurti nuk shkon në mediat që e kritikojnë por në mediat e oligarkëve. Aty ai del e promovon veten e tij, favorizon oligarkët. Nuk i bën gjërat, nuk i ka veprat ku i ka fjalët. Kurti ka pasur qasje tjetër kur ka qenë në opozitë.

E nisi luftën me ta, pse shkoi e u bë me ta? Pse vazhdon merr pjesë në mediat e tyre kur më herët i shpalle luftë? Viktima e parë e Kurtit ishte Baton Haxhiu, që nuk është oligark. Ai nuk shkonte në studio kur ishte Baton Haxhiu. Pra e paska problemin me Batonin jo me atë atje,”- tha Buzhala.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti berat buzhala albin kurti berat buzhala

Sondazh

Poll