Politike

Dialog Basha-Rama, Murrizi: Marrëveshja bëhet vetën në Kuvend, janë bërë si çunat e lagjes që martohen me shkuesi

29 Prill 2019, 15:21 Nga DOSJA
Dialog Basha-Rama, Murrizi: Marrëveshja bëhet vetën në

TIRANË- Deputeti i përjashtuar i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar pas pranimit të uljes në dialog me Ramën nga Lulzim Basha. Në një reagim për Dosja.al, Murrizi shprehet se nuk e kupton përse do takohen dy liderët, pasi marrëveshjet mund të bëhen në Parlament dhe jo jashtë tij.

Mundësitë për një marrëveshje janë vetëm në Parlament, ata janë jashte Parlamentit. Se di ç’lloj marrëveshje mund të bëhet. Janë bërë si ata çunat e lagjes, vdesin për t’u fejuar, por si merr njeri e do përfundojnë me shkuesi”, shprehet Murrizi.

Po ashtu ai ka komentuar dhe rastësinë që takimi Rama-Basha bëhet pasi Kryeministri viziton Elbasanin. “Po të jetë për energji s’do e merrnin nga Elbasani, por nga Kavaja”, shprehet më tej deputeti.

Në fund Murrizi për Dosja.al shton se ai përshëndet Kryeministrin dhe kreun e PD me këngën: Dy Çuna që ka Tirona. “Përshëndes Ramën dhe Bashën me këngën tironse, dy çuna që ka Tirona bëjnë kasaphanë”, përfundon deputeti.

Sot kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tha se ai është në një mendim me partitë aleate të cilat kërkuan dialog me ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta. Në një dekalratë për mediat Basha nënkuptoi se ai është gati për t’u ulur në një tryezë me Ramën për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Ndërkohë që nesër partitë e vogla do të zhvillojnë një takim tjetër me Metën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu rama basha edi rama lulzim basha myslim murrizi partite e vogla dialogu rama basha edi rama lulzim basha myslim murrizi partite e vogla

Sondazh

Poll