Politike

Kriza politike/ Basha gati për dialog: S’ka mospërputhje mes koalicionit

29 Prill 2019, 11:40 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha gati për dialog: S’ka mospërputhje mes

TIRANË-  Kreu i PD-së, Lulzim Basha është “dorëzuar” duke pranuar që të ulet në tryezë për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend. 

Në një prononcim për mediat, mes rreshtave Basha pranoi dialogun duke u shprehur se mes tij dhe aletëve të partisë që ai drejton nuk ka mospërputhje qëndrimesh.

Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë, ka përputhje totale,”-u shpreh Basha. 

Ditën e sotme, në një konferencë për shtyp aleatët e PD-së u shprehën se në takimin e nesërm me presidentin Meta, do t’i kërkonin kreut të shtetit që të ulte në tryezë Ramën dhe Bashën për zgjidhjen e krizës politike në vend. (Lexo këtu)

DEKLARATA E BASHËS:

Pyetja e gazetarit: Zoti Basha, aleatët tuaj, sot kanë paraqitur një platformë me disa pika. E para: a e mbështesni ju këtë platformë dhe a keni dijeni për të? Dhe e dyta ata kanë propozuar një tryezë që të uleni ju me zotin Rama, si kryetar i Partisë Socialiste,  jeni ju i gatshëm ju që të uleni në tryezë për zgjidhjen e krizës?

Përgjigja e Lulzim Bashës: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë, ka përputhje totale. PD ka përfunduar javën e kaluar dokumentin e detajuar me detyrat e qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe do ta praqesim publikisht. E kemi diskutuar edhe me aleatët dhe do e paraqesim në ditët në vijim në mënyrë publike. Një pjesë e mirë e pikave të aleatëve që kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit të PD-së, ka një përputhje totale. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe në sinergji të plotë për të ecur përpara, çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është kjo zotimi i koalicionit regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrje vetëm kur të ketë vërtetë zgjedhje dhe jo farsë kriminale dhe kushti i padiskutueshëm mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe qeveri tranzitore për të cilën do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

Aleatët e PD-së nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij  tryezën e dialogut, si negociator për situatën politike. (Lexo këtu) Më herët, aleatët kanë takuar  ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, po ashtu për arritjen e një ndërmjetësimi mes palëve politike. Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike. Presidenti Meta ka bërë shumë herë thirrje për dialog por ato janë refuzuar nga Basha publikisht. Ndësra kryeministri Rama është shprehur i hapur për dialog. 

(k.m, J.V & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike zgjedhjet e qeshorit zgjedhjet lokale 2019 edi rama kriza politike zgjedhjet e qeshorit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll