Politike

Flet ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja pse Basha po “pranon” dialogun me Ramën (3 ARSYET)

29 Prill 2019, 15:10 Nga DOSJA
Flet ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja pse Basha po

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot disi më i tërhequr në qëndrimet e tij lidhur me dialogun me qeverinë për të hyrë në zgjedhje.

Ai tha sot se “Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë, ka përputhje totale”, duke lënë të kuptohet se është ‘pro’ dialogut, pasi aleatët nesër do të ulen në një tryezë me presidentin Meta, për të folur një zgjidhje të krizës.  

Dosja.al zhvilloi një intervistë me ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, sipas të cilit janë 3 arsyet e ‘tërheqjes’ së Bashës nga qëndrimet  e tij, duke ‘pranuar’ dialogun.

Sipas Kullurit, këto arsye janë: pjesëmarrja e ulët në protesta, qëndrimi i prerë i prerë i Ramës për të mos u dorëhequr dhe qendrimet e faktorëve ndërkombëtarë.

Më tej Kulluri shprehet se mendon se do të ketë një tjetër marrëveshje, por që sipas tij nëse do të jetë Rama kryeministër do të ishte një katastrofë politike për Bashën.

Intervista:

Që Partia Demokratike një ditë do ulet në tryezë me PS për të hyrë në zgjedhje, nuk ka asnjë diskutim. Përndryshe një qendrim që do e mbante jashtë zgjedhjeve do ta nxirrte jashtë sistemit politik që bazohet te qeverisja e asaj partie që fiton garën. Ky sistem kështu funksionon. Përveç anarkistëve, nuk di ndonjë fluks politik që refuzon sistemin për të cilin kemi rënë dakort si shoqëri para 29 vitesh. Në këtë kuptim, qëndrimi i deritanishëm i Bashës ka qenë taktik por jo bindje. Sa më shumë afron data 10 maj, shanset për të gjetur një zgjidhje shtohen. Pastaj, se çfare do arrihet pas uljes në tryezë është një çështje tjetër.

Jane tre faktorë që mendoj se kanë bërë Bashen t’i hapë rrugë bisedimeve. Së pari, mbështetja e qytetarëve ka qenë e ulët. Në protesta vijnë përgjithësisht aktivistë të PD, të cilët megjithëse në një masë jo të vogël nuk kanë besim tek Basha, për shkak të bindjeve të tyre kanë shprehur revoltën ndaj një qeverisjeje të dështuar të Edi Ramës. Së dyti, qëndrimi  i prerë i Ramës për të mos u dorëhequr, ç’ka nga pozicioni i tij dhe i PS është krejtësisht i kuptueshëm, e ka ulur pritshmërinë e Bashës dhe ka shtuar presionin e brendshëm në radhët e PD dhe partive aleate. Ashtu siç kandidimi i disa individeve si të pavarur dhe futja në zgjedhje e disa partive të vogla siç është rasti i Bindjes Demokratike, fillon e plotëson sado pak vakumin e krijuar nga opozita aktuale. Së fundmi, qëndrimet e faktorit ndërkombëtar që e konsideron dorëzimin e mandatave të deputetëve dhe bojkotimin e zgjedhjeve një marrëzi! Përveç Bashës dhe oborrit të tij, të gjithë e dinë, shqiptarë e të huaj, të djathtë e të majtë, se rezultati i zgjedhjeve të vitit 2017 ishte kryesisht dështim i Lulzim Bashës sesa pasojë e parregullsive në zgjedhje.

Mendoj se Rama nuk do të terhiqet nga drejtimi i qeverisë për sa fola më lart. Kështu që mbetet vetëm një rrugë e mesme. Një bashkëqeverisje e shoqëruar me disa reforma si ajo zgjedhore dhe territoriale mund të jetë një opsion. Me Ramën Kryeministër do të thotë katastrofë politike për Bashën. Do ishte zhgënjim i madh për ata që ende kane disi besim. E përsëris që midis daljes nga sistemi, pra shpërbërjes së PD-së dhe hyrjes në zgjedhje me Ramën kryeministër, që do të çonte Bashën drejt humbjes së sigurt dhe dorëheqjes nga kryetar, për PD, fatkeqësisht është më i mirë skenari i dytë. Në këtë qorrsokak ku e ka futur Basha PD-në këto dy vite, nuk shoh mundësi të tretë dhe shanse për të fituar zgjedhjet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha 'pranon' dialogun me ramën edi rama edvin kulluri lulzim basha basha 'pranon' dialogun me ramën edi rama edvin kulluri lulzim basha

Sondazh

Poll