Politike

Rama 60’ kokë më kokë me Merkel… asnjë fjalë për negociatat, DW: Mund të shtyhen për në shtator

29 Prill 2019, 14:33 Nga DOSJA
Rama 60’ kokë më kokë me Merkel… asnjë

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim për më shumë se 60 minuta me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se në takim është diskutuar për ecurinë e Reformës në Drejtësisë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

[sgallery url=”https://dosja.al/rama-shtrengon-duart-i-buzeqeshur-me-merkelin-e-ndjek-nga-pas-spiropali-e-cakaj/”]

Më tej mësohet se Rama ka falenderuar Merkelin për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përgjatë ditës së sotme, Merkel ka zhvilluar dhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Liderët e Ballkanit Perëndimor janë  mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, pika kryesore e bisedeve është për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama samititi i berlinit angela merkel edi rama samititi i berlinit

Sondazh

Poll