Politike

Anëtarësimi në BE/ Hahn: KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

29 Prill 2019, 15:04 Nga DOSJA
Anëtarësimi në BE/ Hahn: KE do të rekomandojë hapjen e

BE- Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn ka deklaruar se Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në fund të majit.

Komisioneri Hahn shtoi se rekomadimi do të bëhet në bazë të kritereve. Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin, vitin e kaluar.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet. Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, u shpreh Hahn për të përditshmën gjermane ”Handelsblatt”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be hapja e negociatave johanes hahn be hapja e negociatave johanes hahn

Sondazh

Poll