Politike

Nard Ndoka: Kam informacione konfidenciale, ja çfarë do t’i kërkojë kancelarja gjermane Ramës

29 Prill 2019, 14:20 Nga DOSJA
Nard Ndoka: Kam informacione konfidenciale, ja çfarë do t’i

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, njëherësh ish-deputet i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Nard Ndoka, është shprehur se sipas informacioneve konfidenciale të tij nga CDU, Merkel do t’i kërkojë Ramës të negociojë me opozitën.

“Me ato informacione që kam unë, për faktin që jemi pjesë e familjes europiane kristiandemokrate dhe unë kam lidhje të ngushta me CDU-në gjermane, unë kam një informacion, që besoj se është konfidencial, por që besoj se do të jetë edhe publik se Merkeli do t’i kërkojë zotit Rama negociata me pjesën e opozitës, përgjegjëshmëri për situatën politike, dialog. Kjo do të jetë edhe kryefjala e takimit”, – tha Ndoka në studion e Syri.net.

Sipas tij, Vëmendja në këtë takim do të jetë tek kriza politike, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë ‘goditje’ për hapjen e negociatave.

“Do të jetë një vëmendje e veçantë për krizën, mund të ketë dhe një goditje, ndoshta të drejtpëdrejtë e jopublike edhe për pjesën e hapjes së negociatave; ka një tendencë për ta përjashtuar edhe Maqedoninë e Veriut tashmë nga pjesa e asaj axhende bashkë me Shqipërinë. Kjo do të jetë një goditje jo e vogël jo për vetë Ramën, por për vendin. Kjo është më e rëndësishme. Pra, zoti Rama përballet me shumë problematika dhe në aspektin ndërkombëtar”, – tha Ndoka.

Në Gjermani po zhvillon punimet Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ku në qendër të bisedimeve është dialogu Kosovë-Serbi. Ky samit është thirrur nga Presidenti i Franës Emanuel Macrone dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama merkel i kërkon ramës negociata nard ndoka angela merkel edi rama merkel i kërkon ramës negociata nard ndoka

Sondazh

Poll