Politike

Kriza politike, Federica Mogherini në Tiranë vizitë dy ditore, takon Ramën dhe Bashën

29 Prill 2019, 13:40 Nga DOSJA
Kriza politike, Federica Mogherini në Tiranë vizitë dy ditore,

Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, do të vijë në Tiranë më 8 dhe 9 maj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Federica Mogherini do të vijë në Tiranë në “Ditën e Europës”, në një kohë kur 1 muaj e ndajnë vendin nga rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Mogherini pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama, me përfaqësues të opozitës dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Vizita e Shefes së Diplomacisë Europiane vjen në një kohë kur vendi është në një krizë të thellë politike për shkak të djegies së mandateve nga opozita.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, pas largimit të qeverisë Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk lëshon pe. Për Ramën “nuk ka pushtet në tavolinë, por vetëm dialog”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e europes federica mogherini kriza politika dita e europes federica mogherini kriza politika

Sondazh

Poll