Politike

Berisha: Rama me Thaçin po copëtojnë Kosovën, bashkë me Baton Haxhiun janë rrezik kombëtar

29 Prill 2019, 10:53 Nga DOSJA
Berisha: Rama me Thaçin po copëtojnë Kosovën, bashkë

TIRANË- Në prag të samitit të Berlinit, ish-kryeministri Sali Berisha forcon akuzat. Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe presidentin Hashim Thaçi se po punojnë kundër interesit kombëtar.

Në një intervistë për RTV 21, Berisha ka thënë se bashkë me gazetarin Baton Haxhiu, treshja Rama, Thaçi, Haxhiu janë rrezik kombëtar.

Berisha thotë se është tragjike fushata për copëtimin e Kosovës.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Unë nuk kam asnjë problem me asnjë. Milloshevic ishte një armik i egër në çdo aspekt, në aspekt kombëtar, personal, në çdo gjë dhe në momentin kur e arrestuan unë thashë një armik i egër mori vendin që meriton. “Argati” në fjalë (Thaçi), përbën pas “Zografit” (Jorgo Zografi) që shpalli Vorioepirin, njeriun më të rrezikshëm të Kombit Shqiptar, dhe atë që ai po i bën Kosovës me Baton Stanishiçin, që është shefi i tij. Nuk ka gjë më tragjike se sa kur shikoj që fushatën për copëtimin e Kosovës e merr një njeri që gjithë Kosova e di që është bir shpirtëror i Stanishiçit. Në këtë kontekst unë i konsideroj ata një rrezik të jashtëzakonshëm kombëtar, me pabesinë e tyre të plotë, sepse askush nuk është kundër marrëveshjes. Deri në vitin 2013 gjithçka ishte transparente, publike dhe mbështetej. Këta kaluan me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, në bisedime sekrete, dhe e trajtuan Kosovën sikur të ishin arat e etërve të tyre. Dhe pasi formuluan marrëveshje dhe harta në mënyrën më të fshehtë nxorën kokën dhe dilnin ditë për ditë në konferenca për shtyp në një fushatë agresive e dirigjuar e tëra nga Beogradi, për copëtimin e Kosovës, për fajësimin e Kosovës, për krijimin e një përshtypje keqbërëse, kauzë ndjellëse, në një fushatë në të cilën Kosovën e shtrinë në tavolinën e operacionit, i futën kazmën në themel të pavarësisë, në dokumentin Ahtisari, në vendimin e Gjykatës së Hagës, në marrëveshjet e arritura deri në vitin 2013 dhe dolën tani se Kosova i paska borxhe territore Serbisë.Të neveritshëm me pabesinë, filluan të llomotisnin pseudoargumente antihistorike, mashtrime, ku natyrisht gjetën një përkrahje. Nëse përfaqësuesi ynë më i lartë del dhe thotë se nuk është ky plani i Serbisë së Madhe, të cilën e kishin hedhur poshtë komuniteti ndërkombëtar sa herë dilte, por thotë se Prishtina e mendon këtë, atëherë pse Prishtina e mendon një plan të tillë.Ç’të drejtë kam unë të akuzoj Beogradin se ky qenka plani i tyre. Së dyti. Është normale që siç ka serbofilë të ketë edhe shqiptarofilë. Së treti. Transaksionet janë sot një ligj madhor i kësaj botë. Pra të gjithë këta faktorë së bashku bënë që këto ide të çelë fole në Bruksel. Ata që e promovuan filoserbë të papërmbajtur menduan se erdhi koha për të marrë çmimin Nobel. Me kë? Me Vuçiçin dhe ‘Argatin’ e tij në Prishtinë, paçka se Vuçiç është një Milloshevic me ideologjinë e Çubrilocivit, me ideologun e Serbomavisë minus doktrinën komuniste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu dialogu kosove-serbi edi rama kufijte e kosoves sali berisha baton haxhiu dialogu kosove-serbi edi rama kufijte e kosoves sali berisha

Sondazh

Poll