Bota

“I tronditur nga ngjarja”/ Reagon Hoti për shpërthimin në Ferizaj: Duhet që të zbardhen rrethanat e këtij rasti sa më

5 Janar 2021, 18:22 Nga DOSJA
“I tronditur nga ngjarja”/ Reagon Hoti për shpërthimin

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit që ndodhi në një restorant në Ferizaj ditën e sotme. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se është shumë i tronditur nga ngjarja dhe se sa më parë duhet që të zbardhen rrethanat që çuan në këtë shpërthim.

Më poshtë Hoti iu uroi të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë dhe kthim të sigurtë në familjet e tyre.

Postimi i plotë:

“I tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre. Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti,” shkroi ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 44 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti shperthim ne kosove avdullah hoti shperthim ne kosove

Sondazh

Poll