Bota

Shpërthimi në Ferizaj, Ministri i Shëndetësisë viziton të plagosurit: Ju uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve

5 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA
Shpërthimi në Ferizaj, Ministri i Shëndetësisë viziton

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të lunduarit nga shpërthimi në Ferizaj. Në nje deklaratë për mediat Zemaj ka thënë se të gjithë pacientët po marrin trajtimin e duhur.

Më tej në fjalën e tij Ministri ka thënë se çështja është trajtuar më një profesionalizëm të lartë dhe se dy qendrat spitalore ajo e Ferizajt dhe QKUK-ja janë koordinuar shumë mirë sa bashku.

“Unë bashkë këtu me mjekët e nderuar, profesionistët shëndetësorë që më treguan për gjendjen e pacientëve pas shpërthimit në Ferizaj. Erdha të shoh së afërmi trajtimin e tyre, të gjithë janë në jetë për fat të mirë dhe po e marrin trajtimin e duhur në bazë të kapaciteteve të QKUK-së. Ne vizituam edhe fizikisht, i pamë së afërmi, janë duke u trajtuar, vlen të theksohet koordinimi i mirë mes spitalit të Ferizajt dhe QKUK-së tregon profesionalizmin e profesionistëve tanë shëndetësorë. Dua t’iu uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe familjarëve sa më pak shqetësim sepse të lënduarit janë në duar të sigurta” ka thënë ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 44 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj shperthim ne kosove armend zemaj shperthim ne kosove

Sondazh

Poll