Bota

Të fashuar e me shenja në trup, dalin fotot e të plagosurve nga shpërthimi, Kryetari i Ferizajt shkon në spital: E tmerrshm

5 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
Të fashuar e me shenja në trup, dalin fotot e të plagosurve nga

KOSOVË– Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar pacientët e shtrirë në spital, të cilët mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një restorant në komunën që ai udhëheq.

Vetë Aliu ka publikuar fotot e pacientëve të shtrirë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Shumë prej tyre shihen të fashuar për shkak të plagëve që kanë marrë në trup.

Në një status në profilin e tij në Faceook, kryetari i Ferizajt shkruan se pamjet janë të tmerrshme, por që uron të mos ketë asnjë viktimë nga kjo ngjarje. 

Postimi i tij i plotë:

“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve,” ka shkruar ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 42 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim aliu shperthim ne kosove agim aliu shperthim ne kosove

Sondazh

Poll