Bota

Franca hap hetimet mbi ish-udhëheqësin rebel të Kongos pas arrestimit në Paris

5 Janar 2021, 18:09 Nga DOSJA
Franca hap hetimet mbi ish-udhëheqësin rebel të Kongos pas

PARIS– Franca hap hetimet mbi ish-udhëheqësin rebel të Kongos pas arrestimit në ParisIsh-komandanti i luftës kongoleze, Roger Lumbala, u arrestua në Paris më 29 dhjetor dhe u vu nën hetim zyrtar më 2 janar për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit, thanë të Hënën prokurorët francezë të antiterrorit. Një grup i armatosur që ai drejtoi është akuzuar për krime duke përfshirë përdhunim, ekzekutime, gjymtime dhe kanibalizëm gjatë një lufte vdekjeprurëse civile në Republikën Demokratike të Kongos.

Prokurorët francezë gjithashtu akuzojnë Lumbala për pjesëmarrje në një grup të formuar me qëllim të përgatitjes së krimeve të luftës. Lumbala ka hedhur poshtë akuzat, sipas një raporti të AFP-së.

Sipas një raporti të Këshillit të Sigurimit të publikuar nga CNN, nga 2003-shi, Lumbala drejtoi një grup të armatosur të quajtur Rassemblement Congolais pour la démocratie-National (RCD-N), krijuar në 2000 dhe mbështetur nga ushtria Ugandase gjatë luftës vdekjeprurëse civile të vendit.

“Viktimat raportuan disa raste gjymtimi të pasuara nga akte kanibalizmi,” tha raporti i KB.

Raporti lidh raste të tjera të gjymtimit, përdhunimit dhe kanibalizmit me operacionin ‘Pastro dërrasën e zezë’. Drejtësia Franceze ka juridiksionin për të ndjekur penalisht çështjet e krimeve kundër njerëzimit të kryera jashtë vendit mbi viktimat e huaja nëse autorët janë të pranishëm në territorin francez ose janë banorë të Francës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota franca arreston roger lumbala franca arreston roger lumbala

Sondazh

Poll