Bota

Shpërthimi në Ferizaj, vjen reagimi i parë i komunës: Ekipet e mjekëve janë të gatshëm për tu përballuar me këtë ras

5 Janar 2021, 17:19 Nga DOSJA
Shpërthimi në Ferizaj, vjen reagimi i parë i komunës: Ekipet

KOSOVË- Komuna e Ferizaj ka reaguar në lidhje me shpërthimin që tronditi qytetin ditën e sotme. Në një postim në Facebook, komuna ka bërë një rezyme se çfarë ka ndodhuur ditën e sotme në restoranitn ku shpërtheu bombola.

Në postimin e saj komuna shkruan se kryetari i saj Agim Aliu së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi kanë vizituar të në spital të gjithë të lënduarit. Ndër të tjerë komuna ka shkruar se të gjithë ekipet e mjekëve dhe të urgjencave kanë reaguar menjëherë.

Postimi i plotë: 

“42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë pwr këtë rast. Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt”, bën të ditur komuna.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 42 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim aliu komuna e ferizajt shperthim ne kosove agim aliu komuna e ferizajt shperthim ne kosove

Sondazh

Poll