Bota

Mediat greke jehonë vrasjes së dyfishtë në Astir: zbuloi rrjetin e trafikimit të foshnjeve

5 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA
Mediat greke jehonë vrasjes së dyfishtë në Astir: zbuloi

GREQI– Ngjarja e 31 Dhjetorit që tronditi vendin tonë me vrasjen e dy motrave Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metani nga ish partneri i tyre Përparim Ademi ka bërë bujë edhe në mediat fqinje. Lajmi është raportuar sot nga ERT-ja ku i kushtohej vëmendje pjesës ku autori ka çuar motrat në Selanik dhe i detyronte të shisnin fëmijët e tyre sa herë që mbeteshin shtatzënë.

Autori i krimit i cili është arrestuar dhe ka rrëfyer krimin, akuzohet nga familjarët e viktimave për faktin se ai i mbajti ato për vite me radhë në Selanik. Madje u raportua se ai i la dy gratë shtatzëna dhe më pas i detyroi të shesin fëmijët e tyre.

“Ai e mori motrën time të vogël me aeroplan dhe e çoi në Selanik. Atje, ai e vuri atë dhe motrën time tjetër për të punuar si prostituta. “ Ndërkohë, ai i la ata shtatzënë dhe i detyroi të shesin fëmijët e tyre.”– tha  motra e viktimave Adriana.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasje ne astir vrasje ne astir

Sondazh

Poll