Bota

‘Vjosën nuk e zë kryesia, është e madhe shumë’/ Justifikohet Agim Veliu pas kërkesës për shkarkimin nga detyra: E th

5 Janar 2021, 17:03 Nga DOSJA
‘Vjosën nuk e zë kryesia, është e madhe

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu së fundmi ka sqaruar deklaratën për Presidenten në detyrë, Vjosa Osmanit, ku tha se edhe nëse kësaj të fundit do t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, nuk do ta nxinte, për shkak të peshës trupore.

Në një intervistë për T7, Veliu është justifikuar pas kërkesës për shkarkimin nga detyra duke thënë se atë deklaratë ai e ka dhënë në kuptimin politik.

“Unë e kam thënë vetëm në kuptimin politik. Ajo është deklaruar në nivelin e një Kryesie që i ka 30 anëtarë, ajo e ka kushtëzuar që nëse ata tërhiqen unë rikthehem. Unë e kam thënë vetëm në këtë kuptim. Nuk e kam ditë që duhet një Kryesi me u largu për me ja lëshu vendin. Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po e kupton çfarë, qysh konteksti po e them.” – ka thënë ai.

Ditën e sotme, stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave seksiste dhe ofenduese që ai ka bërë ndaj kryetares së shtetit në një dalje publike.  Agim Veliu në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu kosove vjosa osmani agim veliu kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll