Bota

Rëndohet bilanci i infektimeve me COVID në Itali, 649 viktima dhe 15.378 raste të reja

5 Janar 2021, 16:35 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i infektimeve me COVID në Itali, 649 viktima dhe

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 649 persona dhe janë infektuar 15.378 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 76,329 njerëz, ndërsa numërohen në total 2,181,619 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 1,536,129 persona dhe numri i personave që janë në intubim dhe gjëndje të rëndë për jetën është 2,569 pacientë sipas  agjencisë së lajmeve ANSA.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci covid itali bilanci covid itali

Sondazh

Poll