Bota

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj/ Flet drejtori i spitalit: Situata është e rëndë, 4 persona janë në rrezik për jetën

5 Janar 2021, 16:20 Nga DOSJA
Shpërthimi i bombolës në Ferizaj/ Flet drejtori i spitalit:

KOSOVË- Drejtori i spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri ka folur mbi situatën që ndodhen të plagosurit nga shpërthimi i bombolës në restorant. Në një intervistë, për Gazetën Ekspress ai u shpreh se deri tani në këtë spital kishin mbërritur 24 pacientë, ku 8 prej tyre ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi kishin një shkallë djegie të lartë. Më tej në fjalën e tij, Zeqiri tha se 4 pacientë janë në rrezik për jetën, ndërkohë ai gjithashtu bëri të ditur se i gjithë stafi spitalor janë të gatshëm për të përballuar situatën.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 42 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jeton zeqiri shperthim ne kosove jeton zeqiri shperthim ne kosove

Sondazh

Poll