Aktualitet

U zhdukën më 1 janar nga shtëpia! Ç’bënin në Përmet dy të miturat nga Tirana, një 45-vjeçar i shoqëronte kudo

5 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
U zhdukën më 1 janar nga shtëpia! Ç’bënin

PËRMET– Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë. Dy të miturat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar.

Lajmi për zhdukjen e tyre u dha dy ditë më parë, edhe pse të miturat ishin larguar nga banesa që më 1 janar. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë. Por me të dalë nga banesa, fikën telefonat dhe u zhdukën.

Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, pretendonte se vajzat ishin mashtruar, ndërsa shtonte se e bija vuante nga astma dhe duhej që të kthehej për të marrë mjekimin e nevojshëm. Hetuesit kishin nisur punën për ‘gjurmimin’ e tabulateve të tyre telefonike, mirëpo nuk dihet nëse ka qënë ky ‘detaji’ që i ka rikthyer të miturat pranë familjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduken dy te miturat zhduken dy te miturat

Sondazh

Poll