4 ditë të humbura, dy adoleshentet tregojnë PRAPASKENAT: Ikëm se prindërit s’po silleshin mirë
5 Janar 2021, 12:25Nga DOSJA
TIRANË– Zbardhen detajet e para nga dëshmia që dy adoleshentet e zhdukura prej katër ditësh kanë dhënë para efektivëve të Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të miturat në praninë e një psikologeje kanë pretenduar se ishin larguar me dëshirë nga banesa e tyre, ditën e parë të Vitit të Ri.
Sipas dëshmisë së dhënë, ato janë shprehur se kishin vendosur që të largoheshin bashkë nga banesa pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Para efektivëve, ato kanë këmbëngulur se nuk ka pasur persona të tjerë që i kanë detyruar që të largohen nga familja.
Lajmi për zhdukjen e tyre u dha dy ditë më parë, edhe pse të miturat ishin larguar nga banesa që më 1 janar. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë. Por me të dalë nga banesa, fikën telefonat dhe u zhdukën.
Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, pretendonte se vajzat ishin mashtruar, ndërsa shtonte se e bija vuante nga astma dhe duhej që të kthehej për të marrë mjekimin e nevojshëm. Hetuesit kishin nisur punën për ‘gjurmimin’ e tabulateve të tyre telefonike, mirëpo nuk dihet nëse ka qënë ky ‘detaji’ që i ka rikthyer të miturat pranë familjes.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Maznikun dhe Këshill...
TIRANË– Gjenden dy adoleshentet nga Tirana që ishin zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 1 janar. Lajmi për gjetjen e tyre është bërë me dije nga ana e Pol...
TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Vjollca Telës, bashkëshortes “ligjore” të Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit, ku ngel...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Drejtësisë ku i kërkohet që të miratojnë uniformat e detyrueshme për gat...
TIRANË– Sot është mbyllur gara për vendet bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të sjella për shkak të shkarkimit nga Vettingu të dy anëtarëve, Arben D...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për zhdukjen e dy vajzave të mitura në kryeqytet që më 1 janar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i...
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën në terren për lirimin e ‘rrugës’ në mënyrë që të vijojnë ndërtimet për projektin...
TIRANË– Bashkëshortja e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, Aurela është rikthyer në punë pas pushimeve të fundvitit.Ajo ka ndarë me ndjekësit ...
TIRANË– Dita e sotme ka sjell raste të shumta në pacientëve që janë shtruar në spitalin Infektiv.Gjithashtu numri i të afërmëve që janë të pranishëm para s...