Bota

Kryebashkiakja e Uashingtonit aktivizon Gardën Kombëtare për protesta: Nuk do lejojmë njerëzit që të nxisin dhunë

5 Janar 2021, 09:10 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Uashingtonit aktivizon Gardën Kombëtare për

SHBA-Kryetarja e Bashkisë së Uashington Muriel Boëser, iu ka bërë thirrje njerëzve për qetësi, në protestën e planifikuar në 6 janar. Ndërkohë që rreth 340 trupa të Gardës Kombëtare janë aktivizuar për protestat që janë paralajmëruar gjatë mbledhjes së Kongresit.

“Ne nuk do të lejojmë njerëzit që të nxisin dhunë, të frikësojnë banorët tanë apo të shkaktojnë shkatërrime në qytetin tonë,”-ka thënë ajo.

Ndërsa, sipas mediave të huaja, Kryetarja e Bashkisë Muriel Bowser ka bërë kërkesë ditën e Vitit të Ri që trupat e Gardës Kombëtare të vendosen në rrugët e Uashingtonit nga data 5  deri më 7 janar,  për të ndihmuar qytetin me protestat. Mësohet se anëtarët e Gardës Kombëtare të Uashingtonit do të përdoren për kontrollin e trafikut, por nuk do të jenë të armatosur apo me mburoja ushtarake.

Kongresi po mblidhet këtë javë për të çertifikuar rezultatet e Kolegjit Elektoral ndërsa Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe ka bërë thirrje për protest në 6 janar. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota muriel bowser shba muriel bowser shba

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 07:43

Opinion/ Fitore e pjesshme për Julian Assange

Duket thuajse si një mrekulli. Pas një gjykimi kryesisht të padrejtë, gjyqtarja Vanessa Baraitser në Londër refuzoi të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian...