Bota

Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Nuk do i lejoj të prodhojnë armë bërthamore

5 Janar 2021, 08:58 Nga DOSJA
Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Nuk do i lejoj të

IZRAEL-Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore. Sipas tij, ripërtëritja e pasurimit të uraniumit nga Irani dëshmon se ky vend po synon të prodhojë armë bërthamore, pavarësisht se e mohon atë.

Nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë, përveç si realizimi i vazhdueshëm i qëllimit të Iranit për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor. Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore,”-ka thënë Netanyahu.

Irani rifilloi, ditën e djeshme pasurimin e uraniumit në 20 për qind, gjë që paraqet shkeljen më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, deklaroi se procesi ka nisur në uzinën nëntokësore Fordow. Izraeli, që besohet se është i vetmi vend që posedon armë bërthamore në Lindjen e Mesme, ka pohuar prej kohësh se Teherani po përpiqet të zhvillojë arsenalin e tij bërthamor dhe se kërkon shkatërrimin e shtetit hebre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu iran izrael benjamin netanyahu iran izrael

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 07:43

Opinion/ Fitore e pjesshme për Julian Assange

Duket thuajse si një mrekulli. Pas një gjykimi kryesisht të padrejtë, gjyqtarja Vanessa Baraitser në Londër refuzoi të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian...