Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i BE-së: Puna duhet të vazhdojë, vendet duhet të respektojnë marrëveshjen

5 Janar 2021, 08:40 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i BE-së: Puna duhet

BRUKSEL-Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se pavarësisht se në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2021, procesi i dialogut dhe angazhimi do të vazhdojë.

Gjithashtu, Stano iu bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbi që të punojnë dhe të respektojnë marrëveshjet kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, në bazë të marrëveshjes së dialogut.

“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të punojnë ngushtë së bashku në përputhje me marrëveshjet përkatëse në dialogun Prishtinë-Beograd, mbi lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike,”-ka thënë Stano.

Ndryshimet politike dhe institucionale në Kosovë kanë qenë të mëdha gjatë kohës së fundi, teksa pritet zhvillime edhe më të mëdha të ketë që në fillim të muajit shkurt, pasi vendi ka vendosur të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si pasojë e zhvillimeve të mëdha pati ngecje edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marrëveshja kosovë-serbi peter stano marrëveshja kosovë-serbi peter stano

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 07:43

Opinion/ Fitore e pjesshme për Julian Assange

Duket thuajse si një mrekulli. Pas një gjykimi kryesisht të padrejtë, gjyqtarja Vanessa Baraitser në Londër refuzoi të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian...