Aktualitet

‘Asgjë nuk harrohet!’/ Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, Gjykata e Prizrenit vendos ekstradimin e Indrit Taullait.

5 Janar 2021, 09:50 Nga DOSJA
‘Asgjë nuk harrohet!’/ Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin

KOSOVË- Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait, një prej të akuzuarve kryesore për dy vrasje të ndodhura në vitin 2005. Për ekstradimin e tij pritet që të firmosë Ministria e Drejtësisë së Kosovës, në mënyrë që të japë ‘llogari’ para drejtësisë shqiptare.

Dosja e vrasjeve të bujshme të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut është zbërthyer në Prokurorinë e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK, dhe kërkohet përballja e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tjerë me forcën e ligjit. Ndërkohë që nga ana e autoriteteve shqiptare është kërkuar edhe ekstradimi i Plaurent Dervishajt, kunati i ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, por për të ende nuk ka një përgjigje nga Abu Dabi, ku edhe u prangos.

Në kërkim ndërkombëtar është shpallur edhe Lul Berisha, i cili është larguar nga Shqipëria dhe dyshohet se po qëndron në Gjermani. Nga larg, ai ka mundur që të përcjellë fjalën e tij, duke u shprehur se nuk ka lidhje me dy ngjarjet për të cilat akuzohet nga SPAK.

Dy hetimet paralele për vrasjet janë koduar me operacionin “Asgjë nuk harrohet“. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfyer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar deri më tani vetëm për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin. Ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ende ndodhen jashtë vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asgje nuk harrohet indrit taullai operacioni asgje nuk harrohet asgje nuk harrohet indrit taullai operacioni asgje nuk harrohet

Sondazh

Poll