Aktualitet

U shpëtoi nga duart 30-vjeçari nga Burreli, SHÇBA pezullon nga detyra tre efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë

5 Janar 2021, 09:12 Nga DOSJA
U shpëtoi nga duart 30-vjeçari nga Burreli, SHÇBA pezullon

TIRANË- Një ditë pas arratisjes spektaktolare të 30-vjeçarit Rigers (Riljon) Lala nga ambientet e komisariatit numër 1. në Tiranë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra tre efektivët që kishin për detyrë ruajtjen e të riut.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal dhe deri në përfundim të hetimeve, tre efektivët janë të pezulluar nga detyra.

Dje në mëngjes, Rigers Lala u arratis nga Komisariati nr.1 ku ndodhej i arrestuar që prej dy ditësh pasi u kap nga efektivët e njësisë “Shigjetat”, teksa po lëvizte i armatosur. Në momentin kur do të dërgohej për të marrë shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka mundur t’iu shmanget efektivëve të komisariatit 1., dhe të largohej në mënyrë të dyshimtë nga ambientet e komisariatit. Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, për të riun, i cili do të përballet para ligjit edhe për arratisjen nga Policia.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala rigers lala arratiset rigers lala rigers lala

Sondazh

Poll