Aktualitet

Rregullat anti-covid! Rikthehet shtetrrethimi 22:00-6:00 e mëngjesit, studentët nisin mësimin online

5 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Rregullat anti-covid! Rikthehet shtetrrethimi 22:00-6:00 e mëngjesit,

TIRANË– Sot rikthehet ora policore duke nisur nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ditën e sotme po ashtu ka nisur mësimi online për studentët në Universitete, ndërsa për sistemin parauniversitar shkolla do të startojë më 11 janar. Vendimi në fjalë erdhi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Më 24 dhjetor 2020, Komiteti Teknik vendosi ashpërsimin e masave kufizuese duke e nisur orën policore që prej 20:30 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Ndërkohë që kurba e të infektuarve me COVID19 ka zbritur në ditët e fundit. Dje u shënuan 185 raste dhe 6 viktima nga COVID19.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne karantine shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll