Aktualitet

“Ngjarja ndodhi shumë shpejt”/ ‘Zhdukja’ e Riljon Lalës, flet efektivi të cilit i iku nga duart i arrestuari: Isha ve

5 Janar 2021, 09:46 Nga DOSJA
“Ngjarja ndodhi shumë shpejt”/ ‘Zhdukja’ e Riljon

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga arratisja e 30-vjeçarit Riljon Lala nga Komisariati nr.1. teksa po dërgohej për t’ju marrë gjurmët e gishtave. Efektivët kishin hyrë që në mëngjes në qelinë e tij të paraburgimit dhe e kishin marrë për të kryer veprimet proceduriale para se ta dërgonin para Gjykatës Penale në Tiranë, ku edhe do të njihej me masën e sigurisë.

Burime për Panorama bëjnë me dije se i riu po shoqërohej vetëm nga një efektiv, ndërsa numri i përcaktuar në rregullore flet qartë për dy të tillë. Duke shfrytëzuar momentin që i hoqën prangat, i riu ka ikur me vrap duke u arratisur duke mos i lënë mundësinë që të reagonte efektivit të Policisë së Shtetit. Para hetuesëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave, efektivi është shprehur se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa atë moment gjendej i vetëm dhe se nuk mundi dot ta parandalonte arratisjen. Efektivi së bashku me dy të tjerë janë pezulluar nga puna nga SHÇBA deri kur të zbardhet e gjithë ngjarja.

30- vjeçari është larguar me shpejtësi nga dera e pasme e Komisariatit duke u zhdukur nëpër rrugicat e lagjes së Qytet Studentit. Edhe pse e kanë kërkuar me orë të tëra dhe kanë bërë krehjen e gjithë zonës, sërish efektivët nuk kanë mundur ta gjejnë të riun.

Riljon Lala u ndalua nga efektivët e Policisë në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”. Sapo kuptoi që ishte pikasur nga Policia, ai ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, e megjithatë u ndalua nga Policia. Ndërkohë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave sot ka pezulluar nga detyra tre efektivët që kishin për detyrë ruajtjen e të riut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset riljon lala riljon lala arratiset riljon lala riljon lala

Sondazh

Poll