Bota

Pandemia Covdi-19/ Serbia merr dhe 20 mijë vaksina të tjera kundër koronavirusit

4 Janar 2021, 18:32 Nga DOSJA
Pandemia Covdi-19/ Serbia merr dhe 20 mijë vaksina të tjera

SERBI- Ditën e sotme, Serbia ka marrë dozën e dytë të vaksinave Pfizer. Meidat vendase bëjnë me dije se pak orë më parë në vend kanë mbërritur 19 mijë e 500 vaksina Pfizer.

Vaksinat anti Covid janë dërguar sot në Institutin “Torlak”. Ky është kontingjenti i dytë i vaksinave Pfizer, pas sasive të para që mbërritën në Serbi më 22 dhjetor.

Siç kanë bërë me dije autoritetet shëndetësore në vend është planifikuar që reth 11 mijë punonjës shëndetësorë dhe përdorues të qendrave gjerontologjike të vaksinohen këtë javë.

Në Serbi që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 3,364 persona, ndërkohë që janë infektuar 346,585 të tjerë. Aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 259 njerëz.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina pfizer vaksina pfizer

Sondazh

Poll