Bota

Greqi/Vjen reagimi i qeverisë pas njoftimit të Kishës për mosrespektimin e masave gjatë festës së Epifanisë

4 Janar 2021, 17:04 Nga DOSJA
Greqi/Vjen reagimi i qeverisë pas njoftimit të Kishës për

GREQI– Kisha Ortodokse njoftoi më herët se nuk do ti përmbahet masave të marra nga qeveria greke më 15 Dhjetor ku përfshihej mbyllja e të gjitha institucioneve fetare, por do të hapi dyert e kishave gjatë festës së Epifanisë.

Sipas informacionit nga protothema.gr, reagimi i Kishës ishte rezultat i “befasisë”,siç vërejnë burimet kishtare, nga njoftimet e qeverisë të Shtunën e kaluar, të cilave nuk u ishte paraprirë asnjë komunikim me Kryepeshkopin, i cili deri më tani, siç shënojnë ata, kishte qëndruar pranë shtetit, pavarësisht reagimeve të brendshme.

Sidoqoftë, vendimi i papritur për të mbyllur tempujt në një festë kaq të madhe për besimin Ortodoks, siç është Epifania, madje edhe pa ndonjë paralajmërim, do të ishte e vështirë të menaxhohej, si brenda Sinodit ashtu edhe për publikun e Kishës.

Pak orë pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i qeverisë greke e cila shprehet se në të gjitha fazat e pandemisë ata kanë qënë në konsultim të vazhdueshëm me Kishën për çështjet e liturgjisë. Në këtë kontekst u mbajtën shërbesat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por ligji nuk mund të zbatohet sipas dëshirës.

”Zbatimi i masave parandaluese dhe paraprake është një detyrim por edhe një akt solidariteti dhe përgjegjësie shoqërore i të gjithë neve ”- thekson njoftimi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria greke kunder kishes qeveria greke kunder kishes

Sondazh

Poll