Bota

Bergamo, padi ndaj këshilltares së Legës Eleonora Leoncini: Kamionët me arkivol ishin ”fake news”

4 Janar 2021, 18:11 Nga DOSJA
Bergamo, padi ndaj këshilltares së Legës Eleonora Leoncini:

ITALI– Sot këshilltari për shërbimet funerale të Komunës së Bergamos Giacomo Angeloni paraqiti një padi te karabinierët e Bergamos kundër Eleonora Leoncini, këshilltare komunale e Lega në San Casciano, Toskana. Gjatë një ndërhyrje në një seancë komunale në internet, këshilltari, duke iu referuar imazheve të pranverës së kaluar, deklaroi se kalimi i kamionëve ushtarakë të Bergamos është një lajm i rremë, i cili është zbuluar së fundmi.

’’Ato ishin foto të bëra në të kaluarën’’- theksoi ai.

Çdo kufi i pahijshmërisë është tejkaluar përfundimisht – komentoi Recati – ato që lexoni janë fjalët e pabesueshme që Eleonora Leoncini, udhëheqëse e Lega në këshillin bashkiak në San Casciano, vendosi të shqiptojë gjatë një séance. A ju kujtohen fotot e kamionëve në Bergamo që tronditën të gjithë vendin gjatë valës së parë? Dhimbja e familjeve të tyre është një lajm i rremë.”

Menjëherë, si Angeloni, edhe kryetari i bashkisë së Bergamo Giorgio Gori, edhe Partia Demokratike Kombëtare, kishin paraqitur një kërkesë padie. Sipas La Republica dje Këshilli i Komunës së Bergamos, ende i prekur nga ajo pamje torturuese e kamionëve, vendosi të vazhdojë me procedurat ligjore dhe sot këshilltari kompetent vazhdoi procesin normalisht.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bergamo padit keshilltaren bergamo padit keshilltaren

Sondazh

Poll