Bota

Moderna premton 600 milionë vaksina për vitin 2021, kompania parashikon të arrijë deri në 1 miliardë doza

4 Janar 2021, 18:18 Nga DOSJA
Moderna premton 600 milionë vaksina për vitin 2021, kompania

SHBA-Kompania Moderna ditën e sotme ka premtuar se gjatë vitit 2021 do të prodhojë 600 milionë doza vaksinash kundër Covid-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Moderna pret që rreth 100 milion doza të jenë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2021, dhe 200 milion doza deri në fund të tremujorit të dytë.

Ndërkohë kompania njofton se ka nisur punën për të investuar më tepër në mënyrë që të arrijë deri në 1 miliardë doza.

Sipas Moderna-s deri më tani i janë dorëzuar qeverisë amerikane rreth 18 milionë doza si pjesë marrëveshjes për 200 milionë doza.

Vaksina ka marrë Autorizimin e Përdorimit Emergjent ngaAdministrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në 18 dhjetor. Po ashtu Kanadaja ka nënshkruar marrëveshje me këtë kompani për 40 milionë doza vaksinash.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina moderna vaksina moderna

Sondazh

Poll