Bota

E pandalshme Dua Lipa, për herë të dytë imazh i kopertinës prestigjioze Vogue

4 Janar 2021, 18:28 Nga DOSJA
E pandalshme Dua Lipa, për herë të dytë imazh i

BRITANI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka hyrë në histori duke u shfaqur për herë të dytë në kopertinën e Vogue për muajin Shkurt.

Ajo shfaqet me një pamje ndryshe në kopertinën e revistës, teksa ka një pamje të bukur nën flokët e shkurta e ngjyrë të bardhë. Dua Lipa ka folur gjatë rreth famës, dashurisë dhe vitin e saj më të mirë deri tani. Në Instagram, Dua ka ndarë këtë lajm me fansat e saj, teksa ka thënë se e ka filluar këtë vit si një kameleon.

Postimi i saj:

Duke filluar 2021 si kameleoni i vërtetë që jam unë! Faleminderit @edward_enninful Nuk do ta harroj kurrë gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë @britishvogue !!  kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë numër, xhiruar nga e mrekullueshmja @emmasummerton stiluar nga @kphelan123, magji e flokëve nga @shonju, make-up nga @lisaeldridgemakeup, thonjtë nga @nailsbymh dhe dizajni i vendosur nga @emmaroachstudio  në shitje 8 janar! Intervistë nga @yomi.adegoke.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dua lipa ne kopertine e vogue dua lipa ne kopertine e vogue

Sondazh

Poll