Bota

Vaksinimi i popullsisë, Jean Rottner i kërkon Macron që të përshpejtojë procesin: Po dështojmë me çdo gjë

4 Janar 2021, 18:08 Nga DOSJA
Vaksinimi i popullsisë, Jean Rottner i kërkon Macron që të

FRANCË- Presidenti i rajonit Grand Est, Jean Rottner i ka kërkuar qeverisë që të përshpejtojë ritmet e vaksinimit të popullsisë në Francë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze, të cilat shkruajnë se Rottner është shprehur se qeveria franceze po ndjek një strategji të dështuar.

Më tej në fjalën e tij Rottner ka thënë se kjo mënyrë e veprimit nga ana e qeverisë është e patolerueshme dhe e papërgjegjëshme. Ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti i rajonit Grand Est tha se mënyra e veprimit kundër këtij virusi duhet që të përshpejtohet dhe vendimet që do të merren duhet të jenë transparente.

“Ne dështuam në maska, dështuam në testet dhe po dështojmë në vaksinimin. Gjërat duhet të përshpejtohen, të jenë jashtëzakonisht transparente karshi francezëve” tha ai.

Vaksinimet në Francë nisën disa ditë më parë, pas dhënies së dritës jeshile të Agjencisë Evropiane të barnave për vaksinën e Pfizer/BioNTech në 21 dhjetor të vitit të kaluar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean rottner vaksinimi i popullsise jean rottner vaksinimi i popullsise

Sondazh

Poll