Bota

Gjermania dhe Danimarka nën hapat e Britanisë, drejt ndryshimit të kohëzgjatjes së aplikimit të dy dozave të vaksinës

4 Janar 2021, 17:40 Nga DOSJA
Gjermania dhe Danimarka nën hapat e Britanisë, drejt ndryshimit

GJERMANI– Pas Britanisë edhe dy shtete europiane si Gjermania dhe Danimarka mund të shtyjnë afatin e aplikimit ndërmjet dy dozave të vaksinimit. Nga qeveritë përkatëse po shqyrtohen mundësitë që aplikimi i dozës së dytë të vaksinës të kryhet në një afat më të gjatë se 21-ditët e rekomanduara nga kompanitë prodhuese. E gjitha kjo po ndërmerret me shpresën e uljes së infektimeve duke i dhënë dozën e parë sa më shumë qytetarëve.

Në Gjermani, ministria e shëndetësisë po kërkojnë këshilla nëse mund të vonojnë administrimin e një doze të dytë të vaksinës Covid-19 nga BioNTech dhe Pfizer për të bërë që furnizimet e pakta të zgjaten më tej, sipas një dokumenti të parë nga Reuters të Hënën. Ministria po kërkon pikëpamjen e një komisioni të pavarur vaksinimi nëse do të vonojë dozën e dytëtë vaksinimit me të paktën 42 ditë.

Danimarka gjithashtu mund të zgjasë hendekun kohor midis vaksinimit të parë dhe të dytë për deri në gjashtë javë, citohet të ketë thënë kreu i autoriteteve shëndetësore daneze Dr Søren Brostrøm nga lajmi lokal Ritzau. Mediat lokale kanë raportuar se drejtori i Institutit Shtetëror të Serumit, i cili merret me sëmundje infektive, po monitoronte nga afër mënyrën e zhvillimit të situatës në Mbretërinë e Bashkuar, ku një hap i ngjashëm tashmë është ndërmarrë dhe se ministria e shëndetësisë po konsideronte një interval tre deri në gjashtë javë.

Ndërsa një interval më i gjatë midis vaksinimeve nuk është testuar në provat klinike të kompanive, disa shkencëtarë thanë se ishte një plan i arsyeshëm duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme dhe përhapjes masive të virusit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania dhe danimarka gjermania dhe danimarka

Sondazh

Poll