Aktualitet

Prokurori i Dajtit para KPK, probleme me borxhet, Bajrami: Mi ka dhënë kunati

13 Shkurt 2019, 10:23 Nga DOSJA
Prokurori i Dajtit para KPK, probleme me borxhet, Bajrami: Mi ka dhënë

TIRANË– Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vlerësimi i Bajramit është bërë në tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale.

Sipas hetimeve të kryera nga ILDKPKI, rezulton se prokurori ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin dhe nuk e ka fshehur pasurinë e tij.

Pavarësisht hetimeve nga ILDKPKI, KPK ka kryer hetime të pavarura. Nga hetimi rezultoi se Bajrami ka një pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti 6,5 milionë lekë. Shuma sipas prokurorit ishte dhënë nga baxhanaku, por nuk ishte përmendur në deklaratën e Vettingut.

“Paratë mi ka dhënë kunati, nuk kam patur probleme me deklarimin e tyre”-është shprehur Bajrami.

Lidhur në aftësitë profesionale rezulton se prokurori ka respektuar ligjin dhe se ndaj tij nuk ka asnjë denoncim. Vendimi për prokurorin do të jepet në datë 14 shkurt.

Po kush është Artan Bajrami?

Bajrami është prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda. I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës dëgjimore lidhur me dënimin prej 25 vitesh të të akuzuarit, prokurori u shpreh se do ta dërgonte çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bajrami dritan dajti kpk kryeprokurori i prokurorisë së apelit seanca dëgjimore vettingu artan bajrami dritan dajti kpk kryeprokurori i prokurorisë së apelit seanca dëgjimore vettingu

Sondazh

Poll