Aktualitet

“Lulet e pranverës”, zbulohen fotot dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar

13 Shkurt 2019, 09:12 Nga DOSJA
“Lulet e pranverës”, zbulohen fotot dhe emrat e

TIRANË- Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë në Itali, kanë finalizuar gjatë ditës së djeshme operacionin “Lulet e pranverës”, në përfundim të të cilit u goditën 4 grupe kriminale, që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Mediat italiane kanë publikaur sot emrat dhe fotot e të arrestuarve, ku shumica e tyre janë shqiptarë. Po ashtu mësohet se hetimet sollën sekuestrimin e rreth 9 tonëve drogë, të llojit kanabis sativa.

[sgallery url=”https://dosja.al/zbulohen-fotot-dhe-emrat-e-shqiptareve-te-arrestuar/”]

Hetimi ka nisur në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy prokurorive, e firmosur në dhjetor të 2016-ës, për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike nga grupet kriminale shqiptare që kultivonin kanabisin dhe e nisnin në drejtim të Italisë nëpërmjet rrugës detare, por jo vetëm.

Operacioni i koduar “Lulet e Pranverës” është shtrirë në disa drejtori Vendore të Policisë së vendit, si Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

‘Lulet e Pranverës” është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Prokuroria e Leces në Itali në kuadër të hetimeve të përbashkëta ka nxjerrë gjithsej 27 urdhërekzekutime nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 janë shtetas italianë.

(A.B Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet ne itali lulet e praneveres operacion anti droge operacioni i krimeve te rendaa operacioni italo shqiptar arrestimet ne itali lulet e praneveres operacion anti droge operacioni i krimeve te rendaa operacioni italo shqiptar

Sondazh

Poll