Aktualitet

U vu në pranga dy ditë më parë! Arratiset nga Komisariati i Tiranës Rigers Lala, 30-vjeçari u largua në momentin kur do j

4 Janar 2021, 07:57 Nga DOSJA
U vu në pranga dy ditë më parë! Arratiset nga Komisariati i

TIRANË– Është arratisur nga komisariati Nr.1 në kryeqytet personi i identifikuar si Rigers Lala. Ai ka mundur ti shpëtojë syrit të efektivëve dhe të largohet nga ambientet e komisariatit.

Dosja.al mëson se Lala ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij. I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”.

Ishin denoncimet e njerëzve ata që bënë të mundur arrestimin e të riut. Ky i fundit në momentin kur është pikasur nga policia ka hedhur armën në tokë dhe është larguar. Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar.

I riu është arratisur në momentin kur e kanë dërguar për t’i marrë gjurmët e gishtave. Pas kësaj procedure ai do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë. Nga ana tjetë SHÇBA ka nisur hetim për dy efektivët që shoqëronin Lalën, ndërsa është ende e paqartë si ka mundur t’u ikë.

Dosja.al mëson se Lala do të dilte sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Arratisja e Lalës pritet që të rëndojë akuzat e ngritura ndaj tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala rigers lala arratiset rigers lala rigers lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 4 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi shtetrrethimin në vend, njoftimin që ...